Monday, May 28, 2018

Qeniet e Gjalla

                                              Qeniet e Gjalla

             
                   Provat nga fosilet më të lashta tregojne  se jeta ka ekzistuar në Tokë për më të shumën e historise së saj. Paleontologjistët në Australinë Perëndimore kanë zbuluar shkëmbinj të shtresëzuar të njohur si stromatolitë[1] që duket të kenë rezultuar nga veprimi i baktereve të paktën 3.4 miliard vite më parë, dhe fosile të cianobaktereve (alga blu-të gjelbëra) janë datuar si rreth 3.5 miliard vite të vjetra. Të tjera prova kimike sugjerojnë se jeta mund të këtë lindur shumë më përpara, brenda pak qinda milionë vitesh pasi sipërfaqja e Tokës u ftua përfundimisht. Të kuptosh se si filloi jeta është njëherësh një problem shkencor nxitës dhe i vështirë. S’ka prova fosile që të tregojnë për jetën më të vjetër se 3.5 miliard vite, të paktën ende nuk janë gjetur. Ri-krijimi i kushteve që cuan në lindjen e këtyre organizmave të vjetër është e vështirë sepse dihet shumë pak, në mos fare, mbi karakteristikat kimike dhe fizike të Tokës së hershme. Gjithsesi, shkencëtarët kanë qenë duke zhvilluar hipoteza se si organizmat vet-replikues mund të jenë formuar dhe mund të kenë filluar të evoluojnë, dhe kanë testuar mundësinë për të ndodhur të këyre hipotezave nëpër laboratorë.  ndërsa asnjë nga këto hipoteza nuk ka arritur të gjëjë konsensusin e plotë, disa progrese janë bërë mbi këto pyetje themelore.

No comments:

Post a Comment