Mjedisi Jetesor
Mbrojtja e mjedisit duhet të praktikohet , në nivel individual, të
organizatave dhe të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe të qenieve
njerëzore.Mjedisi në të cilin jetojmë është shumë i rëndësishëm për
ne,ai është burim i jetës së njeriut . Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit
konsiderohen si pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin tonë.Të
gjitha proceset që çojnë në një sistem ekologjik të suksesshëm janë të
lidhura me programin për përcaktimin e strategjisë dhe zhvillimin e
mëtejshëm të objektivave në ruajtjen e natyrës e të mjedisit.Koncepti
themelor i ekologjisë duhet të njihet fort mirë jo vetëm nga shkollat e
mesme,shkollat e larta, universitetet, organet shtetërore,institutet
shkencore por edhe nga Akademia e Shkencave e cila duhet të udhëheq në
mënyrë shkencore zgjidhjen e problemeve në fushën e ruajtjes së natyrës
dhe mjedisit si dhe ato të ngrohjes globale . Po të njiheshin mirë të
gjitha këto probleme sot nuk do te kishim shqetësimet e ndotjes së
ajrit,ujit të tokës apo efektet e ngrohjes globale.Ekologjia është
themeli i ruajtjes se natyrës dhe të mjedisit dhe si shkencë e
biologjisë shfrytzon të dhënat shkencore të kimisë, të fizikës të
matematikës dhe të shumë shkencave tjera. Dy janë drejtimet kryesore :
1. Ruajtja e mjedisit që ka si qëllim të kufizojë ndikimin e ndotjeve të
industrisë , bujqësisë, transportit, ndërtimit si dhe tjera veprimtari
të njeriut. 2. Ruajtja e natyrës që ka si qëllim të kufizojë deri në një
minimum ndryshimet në natyrë (ekosistemet ) siç janë efektet e ngrohjes
globale,ruajtja e shtresës së ozonit, paksimi i emetimit të
gazrave,evitimi i shirave acide . Prandaj ka rëndësi të dihet një
strategji e cila duhet të ndiqet për të evituar një krizë ekologjike në
vendin tonë. Prioritetet duhet të jenë në problemet më të mëdha e më të
ngutshme për tu zbatuar, që të sigurojnë një natyrë e mjedis të pastër .

No comments:
Post a Comment