Monday, May 28, 2018

Ekologjia

                                                      Ekologjia



                        





Ekologjia (ojkos, vendbanim dhe logos, shkencë ose dije) është degë e Biologjisë e cila meret me studimin e vendbanimit. Themelet e para të ekologjisë i dha Hekeli mirëpo themeluesi i ekologjisë moderne është Çarls Darvini (ang. Charles Darwin). Qeniet e gjalla të cilat jetojnë kanë mardhënie shumë të ngushta dhe të përhershme me njëra-tjetrën. Këto mardhënie si dhe faktorët që ndikojnë në këta organizma i studion shkenca e Biologjisë, Ekologjia. Ekologjia cilësohet edhe si shkencë e cila meret me studimin e strukturës dhe funksionimin e biosferës. Mirëpo detyra kryesore e kësaj shkence është studimi i botës së gjallë dhe asaj jo të gjallë. Sipas objektit të cilin e studion ekologjia ndahet në:
Ekologjia e bimëve meret me studimin e mardhënieve dhe veprimeve të cilat ndodhin në botën bimore (fitocenoza). Në anën tjetër ekologjia e shtazëve meret me studimin e marrëdhënieve midis llojeve shtazore dhe bashkësive të tyre (zoocenozave). Ekologjia e mikroorganizmave është pak e studiuar

No comments:

Post a Comment