Qeniet e Gjalla
Provat nga fosilet më të lashta tregojne se jeta ka ekzistuar në Tokë
për më të shumën e historise së saj. Paleontologjistët në Australinë
Perëndimore kanë zbuluar shkëmbinj të shtresëzuar të njohur si
stromatolitë[1] që duket të kenë rezultuar nga veprimi i baktereve të
paktën 3.4 miliard vite më parë, dhe fosile të cianobaktereve (alga
blu-të gjelbëra) janë datuar si rreth 3.5 miliard vite të vjetra. Të
tjera prova kimike sugjerojnë se jeta mund të këtë lindur shumë më
përpara, brenda pak qinda milionë vitesh pasi sipërfaqja e Tokës u ftua
përfundimisht. Të kuptosh se si filloi jeta është njëherësh një problem
shkencor nxitës dhe i vështirë. S’ka prova fosile që të tregojnë për
jetën më të vjetër se 3.5 miliard vite, të paktën ende nuk janë gjetur.
Ri-krijimi i kushteve që cuan në lindjen e këtyre organizmave të vjetër
është e vështirë sepse dihet shumë pak, në mos fare, mbi karakteristikat
kimike dhe fizike të Tokës së hershme. Gjithsesi, shkencëtarët kanë
qenë duke zhvilluar hipoteza se si organizmat vet-replikues mund të jenë
formuar dhe mund të kenë filluar të evoluojnë, dhe kanë testuar
mundësinë për të ndodhur të këyre hipotezave nëpër laboratorë. ndërsa
asnjë nga këto hipoteza nuk ka arritur të gjëjë konsensusin e plotë,
disa progrese janë bërë mbi këto pyetje themelore.
Monday, May 28, 2018
Ekologjia
Ekologjia
Ekologjia (ojkos, vendbanim dhe logos, shkencë ose dije) është degë e Biologjisë e cila meret me studimin e vendbanimit. Themelet e para të ekologjisë i dha Hekeli mirëpo themeluesi i ekologjisë moderne është Çarls Darvini (ang. Charles Darwin). Qeniet e gjalla të cilat jetojnë kanë mardhënie shumë të ngushta dhe të përhershme me njëra-tjetrën. Këto mardhënie si dhe faktorët që ndikojnë në këta organizma i studion shkenca e Biologjisë, Ekologjia. Ekologjia cilësohet edhe si shkencë e cila meret me studimin e strukturës dhe funksionimin e biosferës. Mirëpo detyra kryesore e kësaj shkence është studimi i botës së gjallë dhe asaj jo të gjallë. Sipas objektit të cilin e studion ekologjia ndahet në:

- Ekologjinë e bimëve
- Ekologjinë e shtazëve
- Ekologjinë e mikroorganizmva
Mjedisi Jetesor
Mjedisi Jetesor
Mbrojtja e mjedisit duhet të praktikohet , në nivel individual, të organizatave dhe të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe të qenieve njerëzore.Mjedisi në të cilin jetojmë është shumë i rëndësishëm për ne,ai është burim i jetës së njeriut . Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit konsiderohen si pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin tonë.Të gjitha proceset që çojnë në një sistem ekologjik të suksesshëm janë të lidhura me programin për përcaktimin e strategjisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të objektivave në ruajtjen e natyrës e të mjedisit.Koncepti themelor i ekologjisë duhet të njihet fort mirë jo vetëm nga shkollat e mesme,shkollat e larta, universitetet, organet shtetërore,institutet shkencore por edhe nga Akademia e Shkencave e cila duhet të udhëheq në mënyrë shkencore zgjidhjen e problemeve në fushën e ruajtjes së natyrës dhe mjedisit si dhe ato të ngrohjes globale . Po të njiheshin mirë të gjitha këto probleme sot nuk do te kishim shqetësimet e ndotjes së ajrit,ujit të tokës apo efektet e ngrohjes globale.Ekologjia është themeli i ruajtjes se natyrës dhe të mjedisit dhe si shkencë e biologjisë shfrytzon të dhënat shkencore të kimisë, të fizikës të matematikës dhe të shumë shkencave tjera. Dy janë drejtimet kryesore : 1. Ruajtja e mjedisit që ka si qëllim të kufizojë ndikimin e ndotjeve të industrisë , bujqësisë, transportit, ndërtimit si dhe tjera veprimtari të njeriut. 2. Ruajtja e natyrës që ka si qëllim të kufizojë deri në një minimum ndryshimet në natyrë (ekosistemet ) siç janë efektet e ngrohjes globale,ruajtja e shtresës së ozonit, paksimi i emetimit të gazrave,evitimi i shirave acide . Prandaj ka rëndësi të dihet një strategji e cila duhet të ndiqet për të evituar një krizë ekologjike në vendin tonë. Prioritetet duhet të jenë në problemet më të mëdha e më të ngutshme për tu zbatuar, që të sigurojnë një natyrë e mjedis të pastër .

Testimet Agromike
Testimet Agromike
Rëndësia e analizës të tokes për testime agrokimike
- Rëndësia e analizës të tokes për testime agrokimike konsiston:
• Në ndërmarrjen e masave përmirësuese për tokat me probleme,si reaksioni i tokës dhe kripëzim.
• Në arritjen e efekteve më larta të plehrave në rendimente të kulturave bujqësore.
• Në sigurimin e informatave të nevojshme për marrjen e vendimeve për mbledhjen e kulturave të ndryshme në tokat e analizuara.
II. Rëndësia e marrjes së mostrës
• Mostra e marrë për testim duhet të përfaqësoj sa më realisht shpërfaqjen tokësore të testuar
• Në përzgjedhjen e pikave për marrje të mostrave të dheut duhet të merret parasysh përveç sipërfaqes së tokës edhe vlerësimi i uniformitetit ( joiniformiteti) të sipërfaqes testuese( mikrorelefi, tekstura , ngjyra e tokës etj)
• Duhet shmangur marrja e mostrave afër sipërfaqeve me mbeturina të shtazëve (grumbuj të plehrave), mbeturinat e bimëve(kashta, prodhimet pas korrjeve etj ), mbeturinat e ndryshme të anvisnisë.
Subscribe to:
Comments (Atom)