Monday, June 4, 2018

Planetet

                                         PLANETET


                     



                          





                               Krijimi I Planeteve




  Pak çaste pas Big Bengut kozmosi kalon përmes një "inflacioni"(bymimi) tepër të shpejtë.Ai zgjerohet nga diçka që është pak më e vogël se një atom,në masën e një qitroje brenda fragmentit të një sekonde.(Koha:10-43 sekonda)
2.Pasinflacioni,Universi është diçka në bujisje (zierje) e sipër,një supë e nxehtë elektronesh,kuarkesh dhe thërmijash të tjera.(Koha:10-32 sekonda.Temperatura:10-27 gradë celcius)
3.Një kozmos ftohet nxithmi,bën të mundur që kuarket të shëndrrohen në protone dhe neutrone.(Koha:10-6 sekonda.Temperatura:10-13 gradë celcius)
4.Duke qenë ende nxehtë për t'u trajtësuar në atome,elektronet dhe protonet e ngarkuara shpërndajnë dritë:Universi është një mjegullanjë tejetë e nxehtë.(Koha:3 minuta.Temperatura:10-8 gradë celcius)
5.Elektronet kombinohen me protonet dhe neutronet për të formuar atomet,kryesisht hidrogjen dhe helium.Më në fund drita mund të udhëtoje dhe të përshkoje distanca të gjata mespërmes Universit.(Koha:300.000 vjet.Temperatura:10.000 gradë celcius)
6.Nga rëndesa gazet e hidrogjenit dhe heliumit bashkohen për të formuar retë,ku lindin yjet e para.Re gjigante dhe grupe yjesh të reja formojnë galaktikat e para.(Koha:1 miliard vjet.Temperatura:-200 grad ë celcius)
7.Teksa galaktikat tufëzohen nën peshën e rëndesës ,yjet e para vdesin dhe çlirojnë elemente të rënda në hapësire.Kjo gjë shpie në në formimin e yjeve dhe planeteve te rinj.
Planetet e vogla te ngurta:Merkuri,venera,toka dhe marsi
Planetet e medha gazore:Jupiteri, saturni ,urani dhe Neptuni

Bota e Gjallë

                                                 BOTA


Ekologjia
The Earth seen from Apollo 17.jpg
Hawk eating prey.jpgEuropean honey bee extracts nectar.jpg
Bufo boreas.jpgBlue Linckia Starfish.JPG
Ekologjia paraqet të gjith pjesen e jetës së një individi duke mos përfshirë vetëm vendbanimin e tij, por duke përfshirë edhe jetën e tij që nga lindjazhvillimi e deri tek vdekja. Ekologjia studion shumë degë të cilat i ngërthen në vete, duke filluar nga mikroorganizmat e deri tek makroorganizmat.      Tek faktorët e botës së gjallë (biotik) marrin pjesë ndikimet reciproke në mesë qenieve të gjalla. Qofshin ngacmimet nga brenda apo nga jashtë (ato që i shkakton edhe njeriu).

Bimet

                                                      Bimet



                          

       
 Bimët janë organizma të gjallë qe i përkasin mbretërisë Plantae. Ato përfshijnë organizma te njohur si pemët, perimet, shkurret, barishtet, vreshtat dhe algat jeshile.Bimet i kemi te shumellojshme artificiale,kuruese,natyrore. Bimet jane gjithashtu shume te dobishme per njerezimin.Bimet jane gjallesa qe e sigurojne vete ushqimin me ane te procesit te fotosintezes.Ato jane shumeqelizore dhe kane qeliza eukariote.Ato ndahen ne lloje e forma te ndryshme

Ekonomia

                                            EKONOMIA




                               
Ekonomia - Ky term rrjedh nga greqishtja e vjetër nga fjala οἶκος [oikos], dhe do të thotë "shtëpi, tempull, kamp, hallë" dhe fjala νόμος [nomos], që do të thotë zakon, rregull, konventë që fjalë për fjalë don të thotë "rregull shtëpiak."
Ekonomia është një shkencë shoqërore që merret me studimin e prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit të të mirave dhe shërbimeve. Ndryshe, ekonomia njihet si shkencë e cila studion të gjitha marrëdhëniet që zhvillohen gjatë një procesi ekonomik, qofshin ato mes qenieve njerëzore, qenieve njerëzore dhe mjeteve të prodhimit apo qenieve njerëzore dhe politikave të prodhimit.
Përkufizimi i mësipërm është një nga shumë përkufizimet e formuluara nga ana e ekonomistëve të famshëm botërorë. Tërësia e marrëdhënieve në prodhim që i përgjigjet një shkalle të caktuar të zhvillimit të forcave prodhuese në një rend shoqëror.
Një përcaktim ekonomik nga një përcaktim tjetër ndyshon në varësi të periudhës se kur është bërë apo edhe nga studiuesi (sipas qasjeve) që ka bërë atë përcaktim.
  • Ekonomia është një fushe studimore dinamike, e cila gjithnjë e më shumë zgjerohet kështu rrethi i përfshirshmërisë sa shkon e rritet. Në këtë kontekst, për studim më të lehtë dhe më të detajuar ekonomia ndahet në pjesë. Ndarja e ekonomisë si tërësi mund të bëhet duke u marr parasysh këndvështrimin nga i cili bëhet piknisja për ndaje.     

                                           

Monday, May 28, 2018

Qeniet e Gjalla

                                              Qeniet e Gjalla

             
                   Provat nga fosilet më të lashta tregojne  se jeta ka ekzistuar në Tokë për më të shumën e historise së saj. Paleontologjistët në Australinë Perëndimore kanë zbuluar shkëmbinj të shtresëzuar të njohur si stromatolitë[1] që duket të kenë rezultuar nga veprimi i baktereve të paktën 3.4 miliard vite më parë, dhe fosile të cianobaktereve (alga blu-të gjelbëra) janë datuar si rreth 3.5 miliard vite të vjetra. Të tjera prova kimike sugjerojnë se jeta mund të këtë lindur shumë më përpara, brenda pak qinda milionë vitesh pasi sipërfaqja e Tokës u ftua përfundimisht. Të kuptosh se si filloi jeta është njëherësh një problem shkencor nxitës dhe i vështirë. S’ka prova fosile që të tregojnë për jetën më të vjetër se 3.5 miliard vite, të paktën ende nuk janë gjetur. Ri-krijimi i kushteve që cuan në lindjen e këtyre organizmave të vjetër është e vështirë sepse dihet shumë pak, në mos fare, mbi karakteristikat kimike dhe fizike të Tokës së hershme. Gjithsesi, shkencëtarët kanë qenë duke zhvilluar hipoteza se si organizmat vet-replikues mund të jenë formuar dhe mund të kenë filluar të evoluojnë, dhe kanë testuar mundësinë për të ndodhur të këyre hipotezave nëpër laboratorë.  ndërsa asnjë nga këto hipoteza nuk ka arritur të gjëjë konsensusin e plotë, disa progrese janë bërë mbi këto pyetje themelore.

Ekologjia

                                                      Ekologjia



                        





Ekologjia (ojkos, vendbanim dhe logos, shkencë ose dije) është degë e Biologjisë e cila meret me studimin e vendbanimit. Themelet e para të ekologjisë i dha Hekeli mirëpo themeluesi i ekologjisë moderne është Çarls Darvini (ang. Charles Darwin). Qeniet e gjalla të cilat jetojnë kanë mardhënie shumë të ngushta dhe të përhershme me njëra-tjetrën. Këto mardhënie si dhe faktorët që ndikojnë në këta organizma i studion shkenca e Biologjisë, Ekologjia. Ekologjia cilësohet edhe si shkencë e cila meret me studimin e strukturës dhe funksionimin e biosferës. Mirëpo detyra kryesore e kësaj shkence është studimi i botës së gjallë dhe asaj jo të gjallë. Sipas objektit të cilin e studion ekologjia ndahet në:
Ekologjia e bimëve meret me studimin e mardhënieve dhe veprimeve të cilat ndodhin në botën bimore (fitocenoza). Në anën tjetër ekologjia e shtazëve meret me studimin e marrëdhënieve midis llojeve shtazore dhe bashkësive të tyre (zoocenozave). Ekologjia e mikroorganizmave është pak e studiuar

Mjedisi Jetesor

                           Mjedisi Jetesor

          


                    
Mbrojtja e mjedisit duhet të praktikohet , në nivel individual, të organizatave dhe të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe të qenieve njerëzore.Mjedisi në të cilin jetojmë është shumë i rëndësishëm për ne,ai është burim i jetës së njeriut . Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit konsiderohen si pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin tonë.Të gjitha proceset që çojnë në një sistem ekologjik të suksesshëm janë të lidhura me programin për përcaktimin e strategjisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të objektivave në ruajtjen e natyrës e të mjedisit.Koncepti themelor i ekologjisë duhet të njihet fort mirë jo vetëm nga shkollat e mesme,shkollat e larta, universitetet, organet shtetërore,institutet shkencore por edhe nga Akademia e Shkencave e cila duhet të udhëheq në mënyrë shkencore zgjidhjen e problemeve në fushën e ruajtjes së natyrës dhe mjedisit si dhe ato të ngrohjes globale . Po të njiheshin mirë të gjitha këto probleme sot nuk do te kishim shqetësimet e ndotjes së ajrit,ujit të tokës apo efektet e ngrohjes globale.Ekologjia është themeli i ruajtjes se natyrës dhe të mjedisit dhe si shkencë e biologjisë shfrytzon të dhënat shkencore të kimisë, të fizikës të matematikës dhe të shumë shkencave tjera. Dy janë drejtimet kryesore : 1. Ruajtja e mjedisit që ka si qëllim të kufizojë ndikimin e ndotjeve të industrisë , bujqësisë, transportit, ndërtimit si dhe tjera veprimtari të njeriut. 2. Ruajtja e natyrës që ka si qëllim të kufizojë deri në një minimum ndryshimet në natyrë (ekosistemet ) siç janë efektet e ngrohjes globale,ruajtja e shtresës së ozonit, paksimi i emetimit të gazrave,evitimi i shirave acide . Prandaj ka rëndësi të dihet një strategji e cila duhet të ndiqet për të evituar një krizë ekologjike në vendin tonë. Prioritetet duhet të jenë në problemet më të mëdha e më të ngutshme për tu zbatuar, që të sigurojnë një natyrë e mjedis të pastër .

Testimet Agromike

 Testimet Agromike







Rëndësia e analizës të tokes për testime agrokimike

  1. Rëndësia e analizës të tokes për testime agrokimike konsiston:
• Në përdorimin racional të plehrave kimike në lloj dhe sasi.
• Në ndërmarrjen e masave përmirësuese për tokat me probleme,si reaksioni i tokës dhe kripëzim.
• Në arritjen e efekteve më larta të plehrave në rendimente të kulturave bujqësore.
• Në sigurimin e informatave të nevojshme për marrjen e vendimeve për mbledhjen e kulturave të ndryshme në tokat e analizuara.
II. Rëndësia e marrjes së mostrës
• Mostra e marrë për testim duhet të përfaqësoj sa më realisht shpërfaqjen tokësore të testuar
• Në përzgjedhjen e pikave për marrje të mostrave të dheut duhet të merret parasysh përveç sipërfaqes së tokës edhe vlerësimi i uniformitetit ( joiniformiteti) të sipërfaqes testuese( mikrorelefi, tekstura , ngjyra e tokës etj)
• Duhet shmangur marrja e mostrave afër sipërfaqeve me mbeturina të shtazëve (grumbuj të plehrave), mbeturinat e bimëve(kashta, prodhimet pas korrjeve etj ), mbeturinat e ndryshme të anvisnisë.