Monday, June 4, 2018

Planetet

                                         PLANETET


                     



                          





                               Krijimi I Planeteve




  Pak çaste pas Big Bengut kozmosi kalon përmes një "inflacioni"(bymimi) tepër të shpejtë.Ai zgjerohet nga diçka që është pak më e vogël se një atom,në masën e një qitroje brenda fragmentit të një sekonde.(Koha:10-43 sekonda)
2.Pasinflacioni,Universi është diçka në bujisje (zierje) e sipër,një supë e nxehtë elektronesh,kuarkesh dhe thërmijash të tjera.(Koha:10-32 sekonda.Temperatura:10-27 gradë celcius)
3.Një kozmos ftohet nxithmi,bën të mundur që kuarket të shëndrrohen në protone dhe neutrone.(Koha:10-6 sekonda.Temperatura:10-13 gradë celcius)
4.Duke qenë ende nxehtë për t'u trajtësuar në atome,elektronet dhe protonet e ngarkuara shpërndajnë dritë:Universi është një mjegullanjë tejetë e nxehtë.(Koha:3 minuta.Temperatura:10-8 gradë celcius)
5.Elektronet kombinohen me protonet dhe neutronet për të formuar atomet,kryesisht hidrogjen dhe helium.Më në fund drita mund të udhëtoje dhe të përshkoje distanca të gjata mespërmes Universit.(Koha:300.000 vjet.Temperatura:10.000 gradë celcius)
6.Nga rëndesa gazet e hidrogjenit dhe heliumit bashkohen për të formuar retë,ku lindin yjet e para.Re gjigante dhe grupe yjesh të reja formojnë galaktikat e para.(Koha:1 miliard vjet.Temperatura:-200 grad ë celcius)
7.Teksa galaktikat tufëzohen nën peshën e rëndesës ,yjet e para vdesin dhe çlirojnë elemente të rënda në hapësire.Kjo gjë shpie në në formimin e yjeve dhe planeteve te rinj.
Planetet e vogla te ngurta:Merkuri,venera,toka dhe marsi
Planetet e medha gazore:Jupiteri, saturni ,urani dhe Neptuni

Bota e Gjallë

                                                 BOTA


Ekologjia
The Earth seen from Apollo 17.jpg
Hawk eating prey.jpgEuropean honey bee extracts nectar.jpg
Bufo boreas.jpgBlue Linckia Starfish.JPG
Ekologjia paraqet të gjith pjesen e jetës së një individi duke mos përfshirë vetëm vendbanimin e tij, por duke përfshirë edhe jetën e tij që nga lindjazhvillimi e deri tek vdekja. Ekologjia studion shumë degë të cilat i ngërthen në vete, duke filluar nga mikroorganizmat e deri tek makroorganizmat.      Tek faktorët e botës së gjallë (biotik) marrin pjesë ndikimet reciproke në mesë qenieve të gjalla. Qofshin ngacmimet nga brenda apo nga jashtë (ato që i shkakton edhe njeriu).

Bimet

                                                      Bimet



                          

       
 Bimët janë organizma të gjallë qe i përkasin mbretërisë Plantae. Ato përfshijnë organizma te njohur si pemët, perimet, shkurret, barishtet, vreshtat dhe algat jeshile.Bimet i kemi te shumellojshme artificiale,kuruese,natyrore. Bimet jane gjithashtu shume te dobishme per njerezimin.Bimet jane gjallesa qe e sigurojne vete ushqimin me ane te procesit te fotosintezes.Ato jane shumeqelizore dhe kane qeliza eukariote.Ato ndahen ne lloje e forma te ndryshme

Ekonomia

                                            EKONOMIA




                               
Ekonomia - Ky term rrjedh nga greqishtja e vjetër nga fjala οἶκος [oikos], dhe do të thotë "shtëpi, tempull, kamp, hallë" dhe fjala νόμος [nomos], që do të thotë zakon, rregull, konventë që fjalë për fjalë don të thotë "rregull shtëpiak."
Ekonomia është një shkencë shoqërore që merret me studimin e prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit të të mirave dhe shërbimeve. Ndryshe, ekonomia njihet si shkencë e cila studion të gjitha marrëdhëniet që zhvillohen gjatë një procesi ekonomik, qofshin ato mes qenieve njerëzore, qenieve njerëzore dhe mjeteve të prodhimit apo qenieve njerëzore dhe politikave të prodhimit.
Përkufizimi i mësipërm është një nga shumë përkufizimet e formuluara nga ana e ekonomistëve të famshëm botërorë. Tërësia e marrëdhënieve në prodhim që i përgjigjet një shkalle të caktuar të zhvillimit të forcave prodhuese në një rend shoqëror.
Një përcaktim ekonomik nga një përcaktim tjetër ndyshon në varësi të periudhës se kur është bërë apo edhe nga studiuesi (sipas qasjeve) që ka bërë atë përcaktim.
  • Ekonomia është një fushe studimore dinamike, e cila gjithnjë e më shumë zgjerohet kështu rrethi i përfshirshmërisë sa shkon e rritet. Në këtë kontekst, për studim më të lehtë dhe më të detajuar ekonomia ndahet në pjesë. Ndarja e ekonomisë si tërësi mund të bëhet duke u marr parasysh këndvështrimin nga i cili bëhet piknisja për ndaje.